Në mëngjes Termoblloku 2 në TEC “Manastir” automatikisht është shkëputur nga sistemi elektroenergjetik, kumtuan nga SHA EMV, ndërsa arsyeja sipas tyre është përpunimi i mekanizmit mbrojtës të bllokut, i cili është aktivizuar si pasojë e temperaturës së rritur përkatësisht djegies së elementeve të drurit në afërsi të kabinetit për menaxhim elektronik.
Nga SHA EMV theksojnë se menjëherë pas ngjarjes, shërbimet kompetente të TEC “Manastir” kanë reaguar sipas protokolleve operative, sipas tyre, duke marrë parasysh se bëhet fjalë për një sabotim potencial.
“Për rastin është njoftuar policia kriminalistike, e cila aktualisht po kryen mbikëqyrjen e vendit të ngjarjes për të përcaktuar të gjitha rrethanat. Pas përfundimit të inspektimit policor, ekipet e ekspertëve nga TEC “Manastir” menjëherë do të fillojnë me analiza të detajuara për të vlerësuar dëmet e mundshme dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të rritjes së temperaturës”, njoftoi SHA EMV.
Kohëve të fundit, prodhimtaria e energjisë elektrike në TEC “Manastir” zhvillohet me kapacitet të reduktuar. Termoblloku 1 është në remont të rregullt vjetor, ndërsa Termoblloku 3 është shkëputur nga rrjeti për shkak të nevojave të reduktuara aktuale për energji elektrike nga ana e Furnizuesit universal EVN Houm.
Plotësimi i nevojave të vendit për energji elektrike plotësohen nëpërmjet rritjes së prodhimit nga hidrocentralet e SHA EMV, si dhe nëpërmjet blerjes dhe shitjes së energjisë nga MEMO.