12.8 C
Skopje
E enjte, 22 Maj, 2025

Dehari: 12 vjet nga fitorja historike e Kërçovës

Sot shënohet përvjetori i një ngjarjeje që ndryshoi rrjedhën e historisë politike në Kërçovë. Para 12 vitesh, qytetarët vulosën një fitore të madhe, duke i hapur rrugën qeverisjes së parë shqiptare në këtë komunë, informon POPULLI.mk

Ky triumf ishte rezultat i drejtësisë, sakrificës dhe përkushtimit të brezave të tërë që ëndërruan një Kërçovë ku zëri i shqiptarëve të dëgjohej me dinjitet.

“Mirënjohje e përjetshme për qytetarët që me vendosmëri dhe guxim drejtuan Kërçovën drejt këtij ndryshimi historik! Një falënderim i veçantë i dedikohet mërgimtarëve, të cilët me zemër dhe përkushtim u bënë pjesë kyçe e kësaj fitoreje”, është shprehur kryetari Dehari.

“Kjo ditë mbetet dëshmi se bashkimi, vullneti dhe përkushtimi sjellin vetëm fitore! Le të vazhdojmë me nder dhe përkushtim për ta bërë Kërçovën edhe më të fortë, të zhvilluar dhe të bashkuar”, ka përfunduar kryetari i Kërçovës. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit