22.6 C
Skopje
E mërkurë, 12 Gusht, 2026

Deklarata të kundërta: Rijad Shaqiri dhe Arben Taravari në një përballje për shkrirjen e VLEN

Rijad Shaqiri, deputet nga radhët e ASH (krahu i Taravarit), kishte deklaruar më 11 shtator 2024 se “po punojnë që koalicioni VLEN të shkrirë në një subjekt të vetëm politik. Ai theksoi se grupi parlamentar ka një kohezion të mirë dhe po shqyrtojnë të gjitha mundësitë që ky koalicion të kthehet në një parti, pasi, sipas tij, një formë e tillë do të shërbente më mirë interesave të qytetarëve”. Ndërkohë, Arben Taravari, kryetar i ASH, ka thënë sot se, “se ideja e shkrirjes së VLEN në një parti ka qenë një temë e diskutuar që prej korrikut të vitit të kaluar, por që pas kësaj nuk ka pasur më diskutime të tjera mbi këtë çështje”, informon POPULLI.mk

Kjo situatë ka ngjallur dyshime për marrëdhëniet brenda ASH, duke ngritur pyetje nëse ka pasur mosmarrëveshje mes Shaqirit dhe Taravarit. Nëse Shaqiri thotë se janë duke punuar për shkrirjen e VLEN në një subjekt politik, ndërsa Taravari thotë se kjo ide është diskutuar vetëm një herë dhe më pas është lënë pas dore, mund të lindë dyshimi për të vërtetën e këtyre deklaratave dhe mund të sugjerohet se marrëdhëniet mes tyre mund të nuk janë aq të forta siç duket. / © POPULLI.mk