Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola beson se “lojtarët do të vdesin” për shkak të orarit të ngarkuar të ndeshjeve.
Guardiola fajësoi organet qeverisëse të futbollit si FIFA-n e UEFA-n për ndeshjet e shumta që lojtarët duhet t’i luajnë brenda një viti kalendarik sportiv.
“Ne do të arrijmë me vonesë por jo vetëm ndaj Manchester United, por edhe kundër Chelseat dhe Ipswich gjithashtu. Ne do të jemi me vonesë. Gjithçka është për të mos lëshuar shumë pikë, për të garuar mirë. Ne nuk i kemi lojtarët sepse ata duhet të pushojnë”, tha Guardiola.
“Nëse shefat e mëdhenj dhe organet si FIFA, UEFA dhe Premier Liga nuk mendojnë për lojtarët, atëherë trajnerët duhet të mendojnë për ta, përndryshe ata do të vdesin”, tha më tej Guardiola.