24.8 C
Skopje
E premte, 17 Prill, 2026

Fillkov: Pas 6 viteve, sërish kërkojmë ekstradimin e Demirit dhe Ismailoviç

Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov thotë se pas 6 viteve, sërish është dorëzuar kërkesë deri te Ministria e Drejtësisë në Kosovë për ekstradimin e Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviçit Alil Demirin dhe Afrim Ismailoviçin, përcjell TV21.

“Pas 6 viteve, sërish kërkojmë ekstradimin e tyre. Ekstradim për Demirin dhe Ismailoviç. Kam nënshkruar kërkesë për dy ekstradime, që presin me vite. Për Alil Demirin dhe Afrim Ismailoviç, të dënuar me burg të përjetshëm për veprën penale terrorizëm. Këto kërkesa janë dorëzuar në ministrinë e Kosovës dhe presim përgjigje”, tha mes tjerash ministri Fillkov.

Ndryshe, Alil Demiri, Afrim Ismailoviç dhe Agim Ismailoviç janë dënuar me burg të përjetshëm, për veprën “terrorizëm” në rastin “Monstra”.

Haki Aziri është dënuar për dy vepra penale si ndihmës në kryerjen e veprës me 9 vjet burg. Fejzi Aziri është i dënuar me 15 vjet burg, ndërkaq i akuzuari Sami Luta është i liruar nga aktakuza në këtë rast./tv21.tv

Të ngjajshme

Të fundit