Preludi i takimit mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz nuk mund të ishte më i keq për Vuçiqin.
Kështu është krijuar ‘kurthi’ në të cilën ka rënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Siç tregon një video e shpërndarë në rrjetet sociale nga nënkryetarja e SSP-së, Marinika Tepiq, Vuçiq qëndron për një kohë të gjatë para makinës në të cilën ndodhet Scholz, por gjermani nuk del nga limuzina. Një minutë. Dy minuta. Tre minuta. Dhe Vuçiqin e pushton ngadalë nervozizmi dhe në fund lëshon një koment:
“Sikur dikush të më tregonte se çfarë po presin tani!”.
“Mikrofoni i RTS rastësisht e ka kapur Vuçiqin e tharbët se si po pret tre minuta para derës së veturës së Scholz-it. Ndërsa nga deklarata asgjë, kot i ka ngrehur mediat. Scholz aterroi ia dha dorën dhe hyri në veturë! Ai mbeti, po pret të nisen, së paku t’ia bëjë me dorë. Dhe në fund thotë: sikur dikush të më tregonte çfarë po presin tani!”, tha Tepiq, e cila shpërndau momentin e sikletshëm