Ushtarë të armatosur qëndrojnë nëpër rrugët e kryeqytetit të Nepalit, duke urdhëruar njerëzit të qëndrojnë në shtëpi në një përpjekje për të rivendosur rendin. Protestat u bënë të dhunshme një ditë më parë, ndërsa demonstruesit i vunë flakën ndërtesave qeveritare dhe shtëpive të politikanëve dhe sulmuan disa udhëheqës. Helikopterët e ushtrisë transportuan disa ministra në vende të sigurta. Kryeministri dha dorëheqjen mes kritikave në rritje, megjithëse kjo dukej se pati pak efekt në trazirat. Të hënën, demonstratat e udhëhequra nga të rinj të zemëruar për bllokimin e disa faqeve të mediave sociale përfshinë kryeqytetin dhe policia hapi zjarr mbi turmat, duke vrarë 19 persona. Ndalimi i mediave sociale u hoq të martën, por protestat vazhduan, të nxitura nga zemërimi për vdekjet dhe akuzat për korrupsion politik.
“Është përgjegjësi e të gjithëve të punojmë për interesin e vendit. Prandaj, për të arritur një zgjidhje paqësore nga kjo situatë për vendin, u bëj thirrje protestuesve që të ndalojnë menjëherë të gjitha protestat dhe të bashkohen për dialog”, deklaroi Ashok Raj Sigel, Shef i ushtrisë së Nepalit. /Alsat.mk
