14.8 C
Skopje
E hënë, 27 Prill, 2026

Deputeti i BDI-së, Kadrija: Secili qytetar në RMV është i politizuar

Në Maqedoni nuk mund të gjesh njerëz që nuk janë të politizuar, madje edhe qytetari më i zakonshëm është i politizuar, pa folur për drejtor apo zëvendësdrejtor, deklaroi deputeti i BDI-së, Bajram Kadrija, gjatë debatit të sotëm për propozimin e deputetit Pavle Trajanov nga LD për krijimi i një Agjencie të re që do të luftojë format e rënda të krimit të organizuar dhe korrupsionin e lartë, përcjell FLAKA.

“Është e vërtetë që fajin e kanë partitë, fajin e ka politika, prandaj duhet të hapim një institucion tjetër që do të jetë partiak, ku do t’i gjeni ata njerëz që nuk do të jenë partiakë. Unë do ta mbështesja një zgjidhje të tillë me përfshirjen e ekspertëve të jashtëm, por edhe me ekspertë të huaj brenda këtyre institucioneve. Në Maqedoni nuk do të mund të gjesh një person të zakonshëm jopartiak, e aq më pak drejtor, zëvendësdrejtor”, tha ai.

Sipas Kadrijës, institucione të tilla ekzistojnë në vendin tonë, por ai beson se nuk ka vullnet politik për të luftuar krimin dhe korrupsionin nga asnjë parti politike, sepse ata mbrojnë njëri-tjetrin kur janë në pushtet dhe në opozitë.

Të ngjajshme

Të fundit