11.8 C
Skopje
E diel, 22 Mars, 2026

Deputeti Muhamed Kadriu gjatë mandatit të tij 4 vjeçar shpalosi projektet që realizoi për shqiptarët e Velesit

👋 Projektet kapitale të realizuara në fshatrat Jabollçisht i epërm, Jabollçisht i poshtëm dhe Vranovc i epërme!

✅ Renovim dhe Mbindërtim i shkollës qëndrore Liria me siperfaqe prej 440 m2, dhe vlera prej 12.000.000 denarë (afër 200.000 euro)

✅ Asfaltim i një pjese të rrugës kryesore në fshatin Jabollçishtë e epërme projekt në vlerë prej 5.600.000 denarë (afër 90.000 euro)

✅ Qarkore e parë e re e ndërtuar në fshatin Jabollçisht e epërme, ku gjithësej është 500 metra e gjatë dhe 3 metra e gjerë projekt në vlerë prej 5 255 000 denarë (afër 85.000 euro)

✅ Rrikonstruim i rrugës mbrenda fshatit Jabollçisht e epërme me gjatësi prej 200 metra dhe gjërësi prej 3 metra, ku pos rrugës është bërë ndërhyrje edhe në ndërtimin e murit mbajtës, tamponimi dhe shtrimi i pllakave bekaton!

⌛️ Ndërtim i sallës së sportit në Jabollçisht e epërme ‘salla është në ndërtim e sipër’ me vlerë prej 33.550.0000 denarë (afër 545.000 euro)

✅ Ndërtim i objektit të ri shkollor në fshatin Jabollçisht e poshtme, në sipërfaqe prej 430 m2, investim në vlerë prej 21.000 000 denarë (afër 340.000 euro) ku Komuna e Çashkës finansoi 5.000 000 denarë dhe 16.000 000 denarë janë finansuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës!

⌛️ Projekt që është në proces për të filluar punimet ku mjetet finansiare janë ndarë, bëhet fjalë për pjesën e mbetur të rrugës kryesore Jabollçish të epërm, shuma e këtij projekti është 7.050 000 (afër 115.000 euro)

✅ Ndërtim i urës së re mbi lumin Topollkë afër fshatit Drenovë, zgjidhëm problemin dhjetëvjeçar të popullatës të fshatrave Jabollçisht e e epërme dhe e poshtme, duke ofruar infrastrukturë rrugore dhe cilësore për të gjithë banorët!

✅ Asfaltim i rrugës lokale për në fshatin Vranovcë e epërme, në gjatësi prej 1.3 km, investimi kap vlerën e rreth 3.900.000,00 denarë (afër 63.000 euro).

⏳ Ujësjellësi në Jabollçisht të epërme në fazën përfundimtare, ku ka mbetur vetëm lëshimi i gypave nëpër fshat, vlera e projektit është 30.000.000 denarë (afër 485.000 euro), ndërtim i një rezervuari, ndërtim të një rrjeti primar të ujësjellësit në gjatësi prej 4.5 kilometra dhe një rrjet dytësor në gjatësi prej 1.5 kilometra që do të kalojë nëpër vendbanim, ndërtimi i ujësjellësit do të sigurojë ujë të pijshëm cilësor për të gjithë banorët!

👉 Investime totale në këto fshatra shqiptare prej vitit 2017 deri në vitin 2023 janë bërë afër 2 Milion Euro, ku unë si deputet bashkë me bashkëpunëtorët e mi dhe në bashkëpunim me Qeverinë dhe Kryetarin e Komunës Çashkë arritem të realizojmë këto projekte kapitale!

Të ngjajshme

Të fundit