Si profesoreshë Universitare e Medias ku kam dhënë dhe do vazhdoj të jap kontributin tim profesional besoj se liria është atribut i gjendjes së natyrshme, siç duhet të jetë edhe vet Liria e Shtypit.
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, dua ta shpreh konsideratën time për mediat profesionale e të guximshme. Dua t’i inkurajoj ta vazhdojnë përpjekjen e tyre për raportim objektiv e të paanshëm, ngase liria e shtypit është parakusht themelor për funksionimin demokratik të shoqërisë.
Liria e shtypit gjithmonë ka qenë një sfidë reale për punonjësit mediatik por një parim dhe kërkesë e domosdoshme profesionale pa të cilën nuk mund të zhvillohet gazetaria e mirëfilltë.
