17.8 C
Skopje
E premte, 25 Prill, 2025

Deputetja Imeri-Stafai i drejtohet Osmanit: “Kriza është vetëm në xhepat tuaj!”

Deputetja Saranda Imeri-Stafai ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Bujar Osmanit, duke e akuzuar për përfitime nga shteti gjatë dy dekadave të fundit, informon POPULLI.mk

“Kriza është vetëm në xhepat tuaj, i nderuar! 22 vjet keni ngrënë e keni pirë në kurriz të shtetit!” – ka shkruar ajo në një postim publik.

Imeri-Stafai gjithashtu ka dënuar atë që e cilëson si kërcënime nga ana e Osmanit, duke e quajtur të turpshme një sjellje të tillë nga dikush që e promovon veten si i moderuar.

“Turp për një politikan që e promovon veten si të moderuar, të bëjë këso kërcënime! Koha juaj ka kaluar!” – ka përfunduar ajo. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit