Real Madrid ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm për të siguruar çerekfinalet e Ligës së Kampioneve duke fituar me shifrat 2-1 në derbin përballë Atletikos të luajtur në “Santiago Bernabeu”.
Reali gjeti shpejt avantazhin me anë të Rodrigos që në minutën e katërt të ndeshjes pas një aksioni individual të brazilianit. Barazimi do të vinte po në pjesën e parë me një tjetër gol spektakolar të shënuar nga Hulian Alvarez.
Atletiko dukej më mirë dhe nisi pjesën e dytë me më shumë ritëm, duke kërkuar golin e avantazhit. Por ai do të vinte në anën tjetër me një lëvizje mbresëlënëse të Brahim Diaz, i cili shënoi në portën e Oblak i rrethuar nga mbrojtësit.
Më pas, Reali u mbrojt me kujdes duke tentuar vetëm kundërsulmet, për të mbyllur ndeshjen me fitoren minimale 2-1 dhe për të siguruar një avantazh minimal para duelit të kthimit në fushën e Atletikos.
REAL MADRID-ATLETIKO MADRID 2-1
4′ Rodrigo, 55′ Brahim Diaz / 32′ Alvarez
Burimi / PanoramaSport