17.8 C
Skopje
E premte, 25 Prill, 2025

Arsenali shkatërron PSV-në me 7 gola dhe hedh hapin drejt çerekfinaleve

Arsenali turpëroi me 7 gola PSV-në në transfertë, në duelin e parë të vlefshëm për fazën e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve. “Topçinjtë” e Artetës arritën të triumfonin me rezultatin 1 me 7, duke hedhur një hap të madh drejt fazës tjetër.

Golat e Timber, Nuanerit, Merinos, Trosard, Kalafiorit dhe dopieta e Odegard i siguruan fitoren spektakolare anglezëve, ndërkohë që golin e vetëm për PSV-në e shënoi Lang në minutën e 43-të me penallti.

Një dominim i frikshëm ky i Arsenalit, që kthehet kështu në një nga skuadrat pretendente për të synuar fitimin e trofeut.

FT: PSV-ARSENAL 1-7

Lang 43′ (p) / Timber 18′, Nuaneri 21′, Merino 31′, Odegard 47′, 73′, Trosard 48′, Kalafiori 85′

Të ngjajshme

Të fundit