16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

(DETAJE) Vrasje në Prishtinë, qëllohet me armë zjarri një grua!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prishtinën gjatë mbrëmjes, ku një grua ka humbur jetën pas disa të shtënave me armë zjarri.

Rastin për Nacionalen e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti. Ajo ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 20:20. Sipas zëdhënëses, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri.

“Rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri. Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti.

Nacionale ende nuk ka arritur të siguroj më shumë detaje rreth ngjarjes, por sipas burimeve të Sinjalit, viktima është gruaja e Naim Murselit, ish këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit.

Sipas raportimit të mediumit, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë momentit kur familja po përballej me disa grabitës.

 

Burimi Nacionale.com

Të ngjajshme

Të fundit