Tre liderët e partive opozitare shqiptare në RMV, Mexhiti, Gashi, e Kasami po qëndrojnë në Bundestagun gjerman ku kanë takuar deputetë e Partisë CDU, informon POPULLI.mk
Lexo më shumë se çfarë u fol në takim:
IZET MEXHITI: “Sot së bashku me partnerët e koalicionit Lidhja Europiane për Ndryshim, Bilall Kasamin dhe Afrim Gashin kishim një vizitë shumë të suksesshme në Bundestagun gjerman, ku u takuam me deputetët e Partisë CDU.
Gjatë takimit me deputetët z. Manfred Grund, znj.Heike Brehmer dhe znj. Anja Karliczek shkëmbyem informata lidhur me gjendjen e rënduar politike në Maqedoninë e Veriut, korrupcionin qeveritar në rritje dhe drejtësinë gati inekzistente, që detyrimisht të çon në nevojën për një qeveri të re që do të bëj ndryshimin. Në këtë rrugë theksova se përvoja e CDU është shumë domethënëse për koalicionit tonë.
Një takim shumë të rëndësishëm kishim edhe me Dhomën Ekonomike Ndërkombëtare, me anëtarët e së cilës biseduam rreth bashkëpunimit ekonomik dhe tërheqjes së sa më shumë investimeve gjermane.
Bashkëbiseduesve në Berlin, iu falënderuam për pritjen dhe gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve.”
https://www.facebook.com/photo/?fbid=881677690004150&set=pcb.881677776670808