Kryetari i ASH, Arben Taravari ka reaguar pasi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dje ka ndarë “çelësin e qytetit” si shenjë nderimi për kryetarin e BDI, Ali Ahmeti, informon POPULLI.mk
TARAVARI:
Në një kohë kur ambasada amerikane e ka shpallur numrin 2 të Ali Ahmetit në Listën e Zezë si një njeri i përfshirë në afera koruptive, dhe Ahmeti vet për 22 vjet ka keqpërdorur popullin duke e varfëruar e duke pasuruar nipat dhe Njerëzit e tij , dhënia e Çelsit të Prishtinës nga Përparim Rama më duket një absurditet dhe ofendim sidomos për ne, Shqiptarët e Maqedonisë.



