Me dyer të hapura voziten nxënësit e shkollave të mesme me autobusin numër 56. Brenda në autobus
mezi merret frymë ndërsa mungesa e autobusave bën që shpesh dhjetëra nxënës të 10 fshatrave të
Sarajit të vonohen në shkollë. Këtë e thotë Yll Rustemi i cili për çdo ditë udhëton me këtë autobus.
“Përshkak të vonesës së autobusave nxënësit vonohen në orë, bëjmë mungesa. Edhe në MPB
raporton se nëpër autobusë ka përleshje dhe incidente brenda shkaku i turmës që po ndodh nëpër
autobusat” – tha Yll Rustemi, nxënës i shkollës së mesme Saraj.
Ata veçmë kanë dërguar kërkesë deri te Ndërrmarja publike e Qarkullimit që autobusi me numër 56 të shpeshton linjat në të kundërtën do të fillojnë me grevë.
“Ne si nxënës të shkollave të mesme kemi dërguar kërkesë deri te Ndërrmarja publike e qarkullimit. Ju kemi dhënë afat kohor brenda 15 ditëve që problem ynë të zgjidhet ndërsa problem jonë nuk është zgjidhur. Nëse brenda këtyre një jave zgjidhje të këtij problemi athërë ne si nxënës të shkollave të mesme të Komunës së Sarajit do të detyrohemi që të marrim masa tjera. Çfarë do të bëni? Saktësisht nuk mund t’ju themi, protest apo grevë…patjetër do të ndërrmarim diçka pasi që është një punë që patjetër duhet të zgjidhet”
Edhe pse sipas orarit autobusi me numër 56 duhet të kalojë dhjetë shtarat e Sarajit çdo një orë por shpesh herë ndodh që të vohohen dy apo më tepër orë. Kërkuam prononcim nga Ndërrmarjes publike por prej aty na thanë që nesër do të përgjigjen se a do të shpeshtohet kjo linje. /KlanMacedonia/