Së paku 30 vetë, duke përfshirë fëmijë dhe gra, u vranë nga sulmet izraelite në Gazën qendrore, gjatë natës. Dy sulme goditën shtëpitë në kampin e refugjatëve Bureij. Shërbimet e emergjencës thanë se më shumë njerëz besohej se ishin nën gërmadhat e ndërtesave. Goditja vdekjeprurëse ndodhi në përvjetorin e parë të sulmit të 7 tetorit që shkaktoi luftën mes Izraelit dhe Hamasit. Fillimisht, gjatë ditës së djeshme, Hamas sulmoi nga ajri Izraelin. Më pas, ushtria izraelite lëshoi raketat. Ushtria izraelite, mbas sulmeve, tha se synon infrastrukturën e nëndheshme të Hamasit. Sulmet e fundit shtojnë numrin në rritje të të vdekurve palestinezë në Gaza, që tani është afër 42,000 sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës