Policia e Maqedonisë ka njoftuar edhe për një rast të dhunës ndaj një fëmije. Bëhet fjalë për një 4-vjeçar, i cili është dërguar në Spitalin e Strumicës pas mesnatës që lamë pas, në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton TV21. 4-vjeçari është dërguar më pas në Kompleksin e Klinikave në Shkup, ku mjekët kanë konstatuar se gjendja e rëndë ka ardhur si pasojë se ka qenë i sulmuar fizikisht. Nuk bëhet e ditur ende se nga kush është sulmuar.
“Më datë 17.01.2024 në ora 02.30 në SPB Strumicë është denoncuar se në Spitalin e Përgjithshëm të Strumicës në ora 00:58 në gjendje të rëndë shëndetësore është dërguar një fëmijë 4-vjeçar nga Strumica. Fëmija është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” – Shkup, ku mjeku ka konstatuar se fëmija ka qenë i sulmuar fizikisht. Për ngjarjen është informuar inspektori për delikuencë të të miturve nga Departamenti për punë kriminalistike në kuadëт të NjPB Qendër dhe Bit Pazar dhe pas zbardhjes së plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës”, qëndron në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Kujtojmë se javët që lamë pas, një fëmijë ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve që ka marrë nga rrahja prej babait të tij.