Kryetari i partisë “Levica” në Maqedoninë e Veriut, Dimitar Apasiev bashkë me dy partiakë të tij kanë vizituar varrin e Enver Hoxhës në Tiranë, në 38 vjetorin e vdekjes së tij.
“E Majta” në frymën e internacionalizmit vlerëson se emancipimi i vërtetë politik dhe bashkëjetesa mes popujve mund të bëhet vetëm përmes platformës socialiste që do t`i eliminojë të gjitha format e eksploatimit dhe shtypjes klasore të popujve fqinj” – thonë nga E Majta.
Dimitar Apasiev njihet si një politikan i cili shfaq nacionalizmin e tij dhe jo pak ka bërë që nëpërmjet fjalimeve të tij të ngjallë urrejtjen mes maqedonasve dhe shqiptarëve në vend.
Vizita tek varri i diktatorit Enver Hoxha mund të jetë edhe një paralajmërim nga Dimitar Apasiev për tentimin e sjelljes së një diktature nga ana e tij në Maqedoninë e Veriut! Jo pa shkas kjo vizitë ndodhi në Tiranë kur dihet se kryetari i “Levicës” haptazi ka shfaqur urrejtje për shqiptarët duke i thënë kryeparlamentarit Talat Xhaferi “A dëshironi luftë, atëherë luftë do të kemi”.
