Propozimi francez, respektivisht zgjidhja e çështjes me Bullgarinë me propozimin që bullgarët të futen në Kushtetutë për ish-kryediplomatin Nikolla Dimitrov mbetet një gabim. Ai në Daily Click në TV21 tha se ndoshta bëri gabim që e braktisi Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku pasardhësi i tij u emëruar Bujar Osmani, për të cilin thotë se kishte politika të gabuara.
“Shkova nga portofoli i MPJ-së, në Sekretariatin e atëhershëm për Çështje Europiane, në tentim për të pasur më tepër ndikim në gjendën vendore, ndoshta ka qenë hap i gabuar, nga retrospektiva e tanishme, me siguri ka qenë gabim. Sepse pastaj shpërtheu kjo çështja me Bullgarinë dhe ja si u zgjidh, respektivisht nuk u zgjidh. Mendoni se gabim ishte që Bujar Osmani u vendos në MPJ? Politika e tij është e gabuar, jo ai si personalitet. Politika, vendimet dhe si e luajti të gjithë këtë”, tha mes tjerash Dimitrov në Daily Click në TV21.