Shkruan: Milazim Krasniqi
Në Rambuje ka qenë qëndrimi unanim kundër pavarësisë së Kosovës. Dokumenti parashikonte një autonomi substanciale brenda Jugosllavisë. Meqë Jugosllavia (Serbia) refuzoi, solidariteti me Kosovën u bë maksimal, pasuan bombardimet e NATO-s kundër Jugosllavisë dhe Kosova u çlirua. Por, vazhdimi filloi të prodhonte zhgënjim te sponsorët e çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës.
Mund të evidencohen disa ngjarje që e prodhuan atë zhgënjim, i cili tashmë është bërë dominant (saksionet e BE-sa ndaj Kosovës) dhe kërcënues për ekzistencën e këtij shteti, (mundësia e mbylljes së Bondstillit.)
Ja disa nga ato zhvillime që prodhuan zhgënjime:
- Zhgënjimi i akterëve ndërkombetar me dhunën ndaj serbëve ishte i menjëheshëm.
- Zhgënjimi me dhunën e motivuar nga rivalitetet politike (krahu i luftës, krahu i paqes.)
- Zhgënjimi me joseriozitetin e administratës komunale e edhe të qeverisë qendrore, pas mbajtjes së zgjedhjeve të para.
- Zhgënjimi me dhunën që shkaktuan trazirat e marsit 2004, të cilat u kthyen edhe kundër prezencës ndërkombëtare.
- Zhgënjimi me dialogun nga viti 2011 përkatësisht me mozbatimin e marrëveshjes për Bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe (2013, 2015)
- Zhgënjimi me zhagitjen e miratimit të demarkaconit me Malin e Zi.
- Zhgënjimi me dhunën e LVV në Kuvendin e Kosovës e edhe në rrugë.
8.. Zhgënjimi me rritjen e ekstremizmit fetar, shkuarjen e të rinjve në luftëra në Siri e në Irak. - Zhgënjimi me iniciativen për zhbërjen e Gjykatës Speciale.
- Zhgënjimi me përhapjen enorme të korrupsionit.
- Zhgënjimi me masat e qeverisë Kurti në veri, të cilësuara si të pakoordinuara me faktorët ndërkombëtar.
Koment i shkurtër: për dështimin e shtetit, faturën e paguan populli, jo qeveritë. Qeveritë shkojnë e harrohen, pasojat (si edhe borxhet) mbesin. Paguhen ose me kokë (shpërbërje të shtetit) ose me këste me kamatë të lartë.
- Zhgënjimi i akterëve ndërkombetar me dhunën ndaj serbëve ishte i menjëheshëm.
- Zhgënjimi me dhunën e motivuar nga rivalitetet politike (krahu i luftës, krahu i paqes.)
- Zhgënjimi me joseriozitetin e administratës komunale e edhe të qeverisë qendrore, pas mbajtjes së zgjedhjeve të para.
- Zhgënjimi me dhunën që shkaktuan trazirat e marsit 2004, të cilat u kthyen edhe kundër prezencës ndërkombëtare.
- Zhgënjimi me dialogun nga viti 2011 përkatësisht me mozbatimin e marrëveshjes për Bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe (2013, 2015)
- Zhgënjimi me zhagitjen e miratimit të demarkaconit me Malin e Zi.
- Zhgënjimi me dhunën e LVV në Kuvendin e Kosovës e edhe në rrugë.
8.. Zhgënjimi me rritjen e ekstremizmit fetar, shkuarjen e të rinjve në luftëra në Siri e në Irak. - Zhgënjimi me iniciativen për zhbërjen e Gjykatës Speciale.
- Zhgënjimi me përhapjen enorme të korrupsionit.
- Zhgënjimi me masat e qeverisë Kurti në veri, të cilësuara si të pakoordinuara me faktorët ndërkombëtar.
Koment i shkurtër: për dështimin e shtetit, faturën e paguan populli, jo qeveritë. Qeveritë shkojnë e harrohen, pasojat (si edhe borxhet) mbesin. Paguhen ose me kokë (shpërbërje të shtetit) ose me këste me kamatë të lartë./EO