Pse nuk duheshte t’i shkëputemi pakos së përbashkët për në BE🇪🇺🇲🇰me Shqipërinë🇦🇱?!
Shqipëria ka qenë ndër të paktët shtete në rajon që gjithmonë ka mbështetur integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Edi Rama, si kryeministër i Shqipërisë, ka treguar hapur solidaritet duke kritikuar qartë Bullgarinë për veton që pengonte rrugën tonë drejt BE-së. Vetëm një vit më parë, nga vetë Brukseli, ai bëri thirrje që kjo pengesë të hiqej dhe integrimi i Maqedonisë të mos vonohej.
Ishte e rëndësishme që të mos i ndaheshim pakos së përbashkët me Shqipërinë – jo vetëm për arsye politike, por edhe sepse kishim përkrahjen e një shteti me ekonomi në rritje dhe me një lider që besonte në të ardhmen tonë evropiane. Në një kohë kur të tjerët kërkonin arsye për të na mbajtur larg BE-së, Shqipëria zgjodhi të jetë përkrah nesh. Ndaj, ndarja nga kjo pako nuk ishte vetëm gabim strategjik, por edhe humbje e një mundësie të ecim dhe të rritemi bashkë me një shtet aleat të sinqertë!




