11.8 C
Skopje
E shtunë, 8 Shkurt, 2025

Disfata ndaj Bologna-s dërgon Nuri Sahin në shkarkim, Borussia Dortmund në krizë

Borussia Dortmund pësoi një humbje shkatërruese dje kundër Bologna, skuadër që nuk kishte fituar asnjë ndeshje në Champions League. Duke qenë tashmë në një situatë të vështirë, qysh para kësaj ndeshjeje, kjo disfatë ishte goditja përfundimtare për Nuri Sahin, i cili është shkarkuar sot në mëngjes nga klubi i Bundesligës.

Lars Ricken, drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, theksoi: “E vlerësojmë shumë Nuri Sahin dhe punën e tij, dëshironim një bashkëpunim afatgjatë dhe shpresonim deri në fund që së bashku të arrinim kthesën e duhur sportive.

Pas katër humbjeve radhazi, vetëm një fitore në nëntë ndeshjet e fundit dhe fakti që aktualisht jemi të dhjetët në renditjen e Bundesligës, fatkeqësisht e kemi humbur besimin për t’i arritur objektivat tona sportive me këtë konfigurim aktual. Ky vendim më dhemb personalisht, por ishte i paevitueshëm pas ndeshjes kundër Bologna”.

Nga ana tjetër, trajneri turk, i lindur në Gjermani, deklaroi: “Fatkeqësisht, në këtë moment nuk kemi arritur të bëjmë drejtësi ndaj ambicieve sportive të Borussia Dortmundit këtë sezon. I uroj më të mirën këtij klubi kaq special për mua”.

Borussia Dortmund pritet të informojë së shpejti se kush do të jetë në pankinë të shtunën e ardhshme në Bundesligë kundër SV Werder Bremen, por mediat tashmë flasin se pasardhësi i Sahin mund të jetë holandezi Erik Ten Hag.

Të ngjajshme

Të fundit