7.8 C
Skopje
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Dita e Arsimit Turk shënohet në Shkollën “Tefeyyuz”, i pranishëm kryetari Mexhiti

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, mori pjesë sot në shënimin e Ditës së Arsimit Turk, të organizuar nga Shkolla Fillore “Tefeyyuz”, institucion me traditë të gjatë në zhvillimin e arsimit në gjuhën amtare, informon POPULLI.mk

Me këtë rast, Mexhiti theksoi rëndësinë e arsimit turk në Maqedoninë e Veriut, rolin e tij në ruajtjen e identitetit kulturor, si dhe kontributin e vazhdueshëm të komunitetit turk në jetën arsimore dhe shoqërore të vendit.

Ai nënvizoi se kjo ngjarje përcolli mesazhe të qarta respekti, barazie dhe bashkëjetese, duke riafirmuar përkushtimin institucional për mbështetjen e arsimit në gjuhën amtare si vlerë e përbashkët e shoqërisë shumetnike.

Sipas Mexhitit, respektimi dhe avancimi i arsimit në gjuhën amtare për të gjitha komunitetet përbën një shtyllë kyçe të barazisë dhe kohezionit shoqëror, si dhe një angazhim të përbashkët për ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit