Rritje të rrogave në sektorin privat dhe atë publik, rrogë minimlae në shumë prej së paku 450 eurove në 100 ditët e para të qeverisë së re, pagesë të shpenzimeve për ushqim në vlerë prej 20 për qind të rrogës mesatare dhe pagesë të shpenzimeve për transport, janë disa nga kërkesat që sot Lidhja e sindikatave do t’i cekë në protestën e organizuar me rastin e Ditës ndërkombëtare të punës.
Sindikata kërkon edhe kufizim të punës në kohë të caktuar në rrethana të jashtëzakonshme dhe në maksimun një vit, të drejtë për të shtunë jopune dhe kontroll të shtuar të punës jashtë orarit, ulje të orarit të plotë në javë 35-orëshe dhe heqje të javës 72-orëshe në projekte strategjike.
Protesta do të fillojë para Shtëpisë së punëtorëve, do të vazhdojë para Kuvendit dhe Odës ekonomike dhe do të përfundojë para Qeverisë.
Vlerësim i LSM-së është se ka shkelje të shtuar të të drejtave të punëtorëve, ndërsa ligji i ri për marrëdhënie të punës nuk po miratohet tashmë gjashtë vite, përderisa vitin e fundit, siç cekin, nuk është punuar fare në të, përkatësisht nuk janë mbajtur debate për tejkalimin e dallimeve në krijimin e ligjit mes partnerëve social.
