Qeveria, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, ka miratuar Vendim për ditën dhe çastin e fillimit dhe ditën dhe çastin e përfundimit të llogaritjes verore të kohës në vitin 2024.
Llogaritja verore e kohës në vitin 2024 fillon më 31 mars në orën 02:00, kështu që me zhvendosjen e akrepave të orës për një orë përpara në 02:00, llogaritet si 03:00.
Llogaritja verore e kohës përfundon më 27 tetor në orën 03:00, kështu që me zhvendosjen e akrepave të orës për një orë prapa në 03:00, llogaritet si 02:00. Vendimi për vendosjen e llogaritjes verore është në përputhje me Ligjin për matjen e kohës (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 17/96 dhe 16/97) dhe në përputhje me direktivat evropiane, njoftojnë nga Qeveria.
