7.8 C
Skopje
E martë, 31 Mars, 2026

Dogana e RMV konfiskoi motoçikleta dhe pajisje për automjete

Nga Dogana e Maqedonisë njoftojnë se kanë konfiskuar gjësende në vlerë të 473.632 denarëve, shkruan TV21. Në mesin e gjërave të konfiskuara janë 4 motoçikleta, prerëse metali, makinë për shpim, goma për motoçikleta, disqe alumini, kasafortë metalike dhe disa gjësende tjera. Nga drejtoria e Doganave thonë se kompania e Maqedonisë së Veriut për eksport-import, tentoi që gjësendet t’i kontrabandojë.

“Tentativën për kontrabandë e kanë zbuluar inspektorët doganor nga ekipi mobil i Drejtorisë së Doganave gjatë kontrollit të detajuar të kamionit i cili është regjistruar për doganim importues në njësinë doganore Tetovë”, theksojnë mes tjerash nga Doganat.

Të ngjajshme

Të fundit