37.8 C
Skopje
E enjte, 20 Gusht, 2026

Drejtori Selami në terren vëzhgon situatën e zjarreve nga afër

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim z.Xhevat Selami është duke vëzhguar nga afër situatën në terren, ku është ndërhyrë nga ajri me avionë të DMSh-së në shuarjen e zjarrit në fshatrat përeth Koliçanit të epër dhe Uji i Kuq.

Gjithashtu kanë vepruar dhe ekip i NP “Pyjet e Maqedonisë” dhe anëtarët e Shoqatës Vullnetare Zjarrfikëse “Bajram Miftari”-Çair, të cilët janë pjesë e Ekipeve të reagimit të shpejtë.

Nga 4 vatra zjarri që ishin përhapur dy janë plotësisht të shuara, ndërsa dy janë nën kontrol.

Gjatë ditës së djeshme dhe të sotshme është intervenuar mbi 25 herë me avionët e DMSh-së.