12.8 C
Skopje
E premte, 24 Prill, 2026

Drejtori Shkodran Tolaj mirëpriti hoxhën Ferid Selimi

Muaji i Ramazanit veç paqes, mëshirës, tolerancës dhe dashurisë me njëri tjetrin na mundëson edhe vizita e takime speciale si ky i sotmi! Hoxhë Ferid Selimi na nderoi me vizitën që i bëri institucionit tonë duke uruar drejtorin Shkodran Tolaj për sukseset e njëpasnjëshme!

“Sukseset, puna dhe ndikimi pozitiv në publik dhe në jetën tonë që ansambli shqiptar ka treguar kohët e fundit është devotshmëri dhe për këtë me kënaqësi jam sot këtu për të përgëzuar drejtorin Tolaj në këtë muaj të shenjtë” tha hoxhë Selimi!

Drejtori Tolaj e njoftoi me projektet, realizimet e monografive, arkivën e krijuar të ansamblit dhe i dhuroi në shenjë respekti plisin identifikues të ansamblit!

Ai më pas ka vizituar dhe artistët: këngëtarë, vallëtarë, instrumentistë të ansamblit duke i përgëzuar për punën dhe sukseset dhe duke iu dëshiruar një muaj të mbarë të agjërimit, shumë shëndet dhe suksese në të ardhmen duke uruar që përkushtimi i tyre ndaj profesionit e institucionit të jetë maksimal!

Drejtori Tolaj e falemnderoi për vizitën e rrallë që i bëri institucionit në këtë muaj të shenjtë duke shprehur konsideratat më të larta dhe falemnderimet në emër të gjithë të punësuarve!

Të ngjajshme

Të fundit