18.8 C
Skopje
E premte, 13 Mars, 2026

Drejtori Tolaj i shpërndau mirënjohje Mevlan Osmanit, bashkëpunëtor i ANSH-së

Sot në zyrat e Ansamblit, drejtori Shkodran Tolaj priti në takim Mevlan Osmanin, bashkëpunëtorin e zellshëm i cili e shoqëron Ansamblin tonë në çdo eveniment tash e tre vite!
Puna e tij profesionale si MJESHTËR ZËRI i ka dhënë Ansamblit tonë shkëlqim dhe padiskutim se ai është pjesë e sukseseve tona!
Së fundmi na shoqëroi në gjithë rrugëtimin tonë gjatë TURNEUT BALLKANIK andaj në shenjë mirënjohje për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe punën tejet profesionale drejtori Tolaj i ndau mirënjohje dhe dhuratë të gjitha monografitë e botuara dhe CD- të e edituara nga Ansambli!
U shtofshin bashkëpunëtor shembullor e profesionist si Mevlani!

Të ngjajshme

Të fundit