3.8 C
Skopje
E premte, 26 Prill, 2024

Driton Halimi mirëpritet nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj

Karateisti tetovar, Driton Halimi ka takuar presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj me të cilin kanë bashkëbiseduar rreth mundësive të sportistëve si dhe për tema tjera.

Lexo më tepër:

Takimi me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ishte një përvojë e jashtëzakonshme. Bashkëbiseduam për shumë sfera të ndryshme, duke u përqendruar edhe në fushën e sportit.

Gjatë bisedave tona, u ndalëm te mundësitë e sportistëve shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në shtete të ndryshme të botës, të cilët mbi të gjitha, dëshirojnë të përfaqësojnë me krenari shtetin shqiptar në arenat ndërkombëtare.

Falënderuam Presidentin Begaj për mikpritjen e tij të ngrohtë dhe vëllazërore, duke shprehur bindjen tonë se takime të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Bëra të njohur ndjenjën e mirëseardhjes dhe mbështetjen e tij të plotë për përpjekjet tona. Kjo përvojë na frymëzoi të vazhdojmë përpara me më shumë energji dhe besim në të ardhmen e shkëlqyeshme të sportit shqiptar.🇦🇱

Driton Halimi🥋

Të ngjajshme

Të fundit