-1.2 C
Skopje
E premte, 27 Shkurt, 2026

Driton Halimi shënon 15 vjetorin e karrierës sportive

Karateisti nga Tetova, Driton Halimi sot shënon 15 vjetorin e karrierës së tij me një bagazh të madh të një sportisti i cili ka lënë gjurmë në këto vite si në vend poashtu edhe në arenat rajonale e ndërkombëtare, informon POPULLI.mk

Sot me fillim nga ora 19:00, Driton Halimi në mesin e shumë të ftuarve do të paraqesë vitet e tij në disa momente të cilat janë të pashlyeshme në kujtesën e tij si dhe për sportin në vend.

Të ftuar në këtë ngjarje do të jenë familjarë, shoqëri, sportistë, ministra, drejtorë e dashamirë të këtij sporti të cilët bashkë me karateistin Halimi do të festojnë ecurinë e tij 15 vjeçare në këtë sport.

Ngjarja do të shënohet në Qendrën e Kulturës – Tetovë. Bashkohuni edhe ju për ta vlerësuar dhe shënuar këtë datë të rëndësishme në karrierën e Driton Halimit.

© POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit