Droni i armatosur turk AKINCI luajti rol vendimtar në identifikimin e rrënojave të helikopterit të presidentit iranian Raisi
Presidenti i Iranit, İbrahim Reisi, dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Hossein Amir-Abdollahiyan dhe dy zyrtarë tjerë humbën jetën pasi helikopteri i tyre u rrëzua në një ulje të vështirë për shkak të kushteve te vështira atmosferike – mjegullës së dendur dhe reshjeve të shiut.
Ngjarja ndodhi pasi Reisi dhe Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alijev, përuruan nje rikonstruktimin e një kështjelle dhe dige në kufirin Irano-Azerbajxhanas. Në kthim nga Azerbajxhani, si rrezultat i kushteve të vështira atmosferike, helikopteri u përpoq të bënte ulje të rrezikshme rreth orës 15:00, kur humbi kontaktin me kontrollin ajror.
Ekipet e kerkim shpëtimit të Iranit pas më shumë se 12 orë nuk arritën të gjejnë gjurmet e helikopterit të presidentit dhe kërkuan ndihmë: helikopter apo dronë që kane kapacitet të manovrimit natën dhe në kushte të vështira atmosferike. Kërkesa u dergua Turqisë, Rusisë dhe Kinës. Turqia ishte e para që dërgoi dronin e saj Bayraktar Akıncı dhe një helikopter me kapacitet të vrojtimit gjatë natës.
Ishte pikërisht droni turk AKINCI që identifikoi rrënojat e helikopterit të presidentit iranian Raisi, pavarësisht të gjitha përpjekjeve iraniane.
Koordinatat u ndanë menjëherë me autoritetet iraniane dhe më pas u gjetën rrënojat së bashku me trupat.
Për herë të parë në histori, një operacion kërkim-shpëtimi u transmetua drejtpërdrejt, duke tërhequr një audiencë prej mbi 5 milionë shikuesish.
Pavarësisht kushteve të pafavorshme të motit që detyruan avionët e tjerë të kërkim-shpëtimit të zbarkojnë, droni Bayraktar AKINCI përfundoi me sukses misionin e saj dhe u kthye i sigurt në bazën e saj në Turqi.
—
Bayraktar Akıncı është një mjet ajror luftarak pa pilot (UCAV) me qëndrueshmëri të gjatë (HALE) i projektuar dhe prodhuar nga kompania turke e mbrojtjes Baykar. Këtu janë disa nga aftësitë e tij kryesore:
– Lartësi dhe qëndrueshmëria e gjatë: Akıncı mund të fluturojë në një lartësi maksimale prej 40,000 feet (12,192 metra) dhe të qëndrojë në ajër deri në 24 orë. Ky lejojnë atë të operojë në distanca të gjata dhe të qëndrojë në stacion për periudha të gjata.
– Me një peshë maksimale ngritjeje mbi 5.5 tonë, Akıncı mund të mbajë ngarkesë të konsiderueshme deri në 1,350 kilogramë. Kjo e lejon atë të pajiset me një sërë armësh dhe sensorë, duke e bërë atë një platformë të gjithanshme për misione të ndryshme.
– Armët e avancuara: Akıncı mund të armatoset me një sërë raketash ajër-tokë, bomba të drejtuara me lazer dhe municione të tjera, duke i mundësuar atij të kryejë sulme precize kundër objektivave tokësorë.
– Inteligjenca, Mbikëqyrja dhe Zbulimi: Akıncı është i pajisur me sensorë të avancuar, duke përfshirë masat e mbështetjes elektronike (ESM), radar me hapje sintetike (SAR) dhe radar për shmangien e përplasjeve. Ky grup sensorësh e lejon atë të mbledhë inteligjencë, të gjurmojë objektivat dhe të kryejë misione zbulimi.
– Akıncı është i pajisur me sisteme harduerësh dhe softuerësh elektronikë trefishtë, duke rritur besueshmërinë dhe mbijetesën e tij në rast dështimesh.
