Shumica e liderëve të partive parlamentare do të ulen në një tavolinë për të diskutuar për të ardhmen evropiane të vendit, posaçërisht për rrjedhën e negociatave aderuese dhe hapjen reale të kapitujve që duhet të ndodhë pas përfshirjes së Bullgarëve si bashkësi në Kushtetutën e vendit, kusht të cilin e imponoi Bullgaria, e cila për dy vite e bllokoi fillimin e negociatave në mes Shkupit dhe Brukselit, takim ky i cili është thirrur nga kryeministri Dimitar Kovaçevski. Deri më tani pjesëmarrja është koonfirmuar nga shumica e liderëve të partive parlamenare, përveç Kryetarit të Partisë e Majta, Dimitar Apasiev, i cili tani më ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në këtë takim.
”Ata nuk mund të negociojnë me ne si me VMRO-DPMNE-në. Ne jemi një arrë e fortë” – thotë Apasiev.
Edhe nga Lëvizja Besa ende nuk kanë koonfirmuar se a do të marrin pjesë në këtë takim apo jo. Të pyetur nga TV Klan M nga ky subject politik thonë se për të njëjtën temë, nesër Kryetari i kësaj partie Bilall Kasami do të mbaj pres konferencë për mediat për të njoftuar opinion me qëndrimin përfundimtar të kësaj partie.
Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme edhe Lideri i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, konfirmoi se e pranon ftesën e pushtetit për pjesëmarrje në takimin e liderëve, por ka theksuar se tema kryesore e diskutimit duhet të jetë kriza, inflacioni dhe varfërimi i popullatës dhe jo ndryshimet kushtetuese si kusht për rrugën evrpopiane të Maqedonisë së Veriut. Pa garanci se nuk do të ketë kushtëzime të reja nga ana e Bullgarisë, VMRO-DPMNE-ja nuk do të mbështesë ndryshime kushtetuese, ka përsëritur Mickoski. /KlanMacedonia/