26.8 C
Skopje
E enjte, 31 Korrik, 2025

Edhe 1.15 milionë euro investime të reja për Çairin, pishinë moderne dhe rrugë të rikonstruuara në Serovë

Çairi përfiton edhe dy projekte të rëndësishme zhvillimore me një vlerë të përgjithshme prej 1 milion e 150 mijë euro, të financuara drejtpërdrejt nga Qeveria përmes thirrjeve për investime kapitale, informon POPULLI.mk

Njëri prej projekteve është ndërtimi i një pishine moderne në lagjen Serovë, pranë Shkollës Fillore “Adem Jashari”, me një investim prej 1 milion euro. Pishina do të shërbejë si hapësirë për edukim fizik dhe rekreacion për nxënësit dhe të rinjtë e lagjes, duke përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën sportive dhe arsimore në këtë pjesë të komunës.

Projekti i dytë përfshin rregullimin e rrugës “Nexhati Agolli”, përfshirë asfaltimin dhe përmirësimin e rrjetit të infrastrukturës nëntokësore. Ky investim kap vlerën prej 150 mijë euro dhe ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e zonës.

Zëvendëskryeministri i parë dhe deputeti nga zona, Izet Mexhiti, thekson se këto janë vetëm fillimet e investimeve për Serovën dhe Çairin:

“Zhvillimi urban, arsimi cilësor dhe infrastruktura moderne do të mbeten prioritet yni i pandryshueshëm.”, është shprehur Mexhiti. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit