18.8 C
Skopje
E premte, 9 Maj, 2025

Edi Rama thirrje shqiptarëve: Votoni numrin 5 për integrimin në BE

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një shkrim në rrjetet sociale ku i bën thirrje të gjithë shqiptarëve që më 11 Maj të votojnë numrin 5 të Partisë Socialiste në fletën e votimit.

Rama thotë se ky është një investim për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe për të siguruar pasaportat europiane pa parë majtas e djathtas.

“Mirëmëngjes me numrin 5 të Partisë Socialiste në fletën e 11 majit, ku çdo shqiptar e shqiptare do të duhet ta investojë votën për të vazhduar pa asnjë ndalesë a lëkundje negociatat me BE, anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian, siguruar pashaportën europiane për vete e familjen, duke mos parë majtas e djathtas, po drejt, tek maja e Shqipërisë 2030 në BE”, shkruan Rama.

 

 

Burimi / tvklan.al

Të ngjajshme

Të fundit