11.8 C
Skopje
E shtunë, 6 Dhjetor, 2025

Edi Rama vijon sot takimet në Shkodër

Pas mbledhjes së qeverisë dhe kryetarëve të bashkive një ditë më parë, kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot takimet në Shkodër.

Kreu i qeverisë po zhvillon në lagjen “Xhabiej” një takim me dy organizata të Partisë Socialiste të kësaj zone, takim që mbahet në kuadër të riorganizimit të PS dhe anëtarësimet e reja.

Të pranishëm janë edhe deputetët e qarkut Agron Çela, Edona Bilali, Frrok Gjini si dhe e deleguara politike Elisa Spiropali.

Rama më herët i shoqëruar nga kryebashkiaku Benet Beci, ka kryer edhe disa inspektime në qytet, kryesisht në zona ku janë parashikuar investime te reja.

Të ngjajshme

Të fundit