20.8 C
Skopje
E hënë, 28 Prill, 2025

Edi Rama vlerëson Thaçin me një fjalë, “BURRË”

Ardhja e Hashim Thaçit në Kosovë ka ngjallur reagimin edhe të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, transmeton TV21.

Duke shpërndarë një fotografi të Thaçit, Rama ka shkruar “Burrë”.

Me këtë, Rama lë të nënkuptojë se jep vlerësimin më të lartë për Thaçin, i cili për momentin ndodhet në Hagë si i dyshuar për krime lufte.

Kujtojmë se nuk është hera e parë që Rama shpreh përkrahje për Thaçin, pasi ai disa herë ka shkruar statuse për të, në data të rëndësishme të Kosovës apo edhe për ditëlindje të ish presidentit të Kosovës dhe pjesëtarit të UÇK-së, Hashim Thaçi.

Thaçi po qëndron në Kosovë, me leje të veçantë të Gjykatës së Hagës për të vizituar babain e tij, i cili për momentin gjendet i shtrirë në një nga Klinikat e QKUK-së pasi është në gjendje jo të mirë shëndetësore./TV21

Të ngjajshme

Të fundit