23.8 C
Skopje
E premte, 29 Mars, 2024

Emshiu: Banorët e Pallçishtit do të kenë ujë të pijshëm (FOTO)

Ashtu siç ndahen lajmet e mira me miq e shokë, edhe punët e mira nuk bëhen vetëm, andaj bashkërisht sot filluam punimet për realizimin e projektit për furnizim me ujë të pijshëm për banorët e vendbanimit Pallçisht i Poshtëm.
Sot vazhdojmë me realizimin e një prej premtimeve nga fushata para marrjes së mandatit si kryetar i komunës së Bogovinës dhe më vjen shumë mirë që realizojmë një projekt jetik siç është furnizimi me ujë.
Ky projekt pritet të realizohet në afat kohorë prej 9 muajve por varësisht nga kushtet atmosferike do insistojmë që të finalizohet në kohë rekord dhe kap shumën në vlerë prej 277.000,00 euro.
Falënderimi në këtë rast shkon tek banorët e Pallçishtit të Poshtëm për durimin deri te fillimi i punimeve, bashkëpunëtorët e mi në komunë si dhe tek pushteti qendror në krye me ministrinë për Transport dhe Lidhje për gjithë angazhimin për fillimin e punimeve.
Me këtë projekt nuk do të ndalemi këtu pasiqë po punojmë vazhdimisht që qytetarëve të komunës së Bogovinës të ju ofrojmë vetëm punë të mira.

Të ngjajshme

Të fundit