25.8 C
Skopje
E enjte, 19 Qershor, 2025

Epoka e re e Lindjes së Mesme në raport me Perëndimin

Epoka e re e Lindjes së Mesme në raport me Perëndimin

Një shekull më parë, Perëndimi imponoi harta, mandate, kufij të shkruar me laps dhe sundim të huaj në rajonin e Lindjes së Mesme. Marrëveshja Sykes-Picot (një traktat sekret i vitit 1916 midis Britanisë së Madhe, Francës dhe Rusisë, e ratifikuar më vonë nga Italia, që përcaktonte sferat e tyre të ndikimit në Perandorinë Osmane pas Luftës së Parë Botërore. Marrëveshja synonte ta ndante Lindjen e Mesme në zona kontrolli britanike dhe franceze pas rënies së parashikuar të Perandorisë Osmane) ishte ajo marrëveshje e cila ndau Sirinë dhe rajonin e gjerë për përfitime imperiale – jo për paqe. Ky gabim kushtoi breza të tërë për dekada me radhë. Diplomacia e tanishme amerikane zotohet se nuk do ta bëjë të njejtin gabim.

Epoka e ndërhyrjes perëndimore në Lindjen e Mesme ka mbaruar dhe e ardhmja i përket zgjidhjeve rajonale, partneriteteve dhe një diplomacie të bazuar në respekt. Siç theksoi Presidenti Trump në fjalimin e tij të 13 majit në Riad: “Kanë ikur ditët kur ndërhyrësit perëndimorë fluturonin për në Lindjen e Mesme për të dhënë leksione se si të jetosh dhe si të qeverisësh punët e tua.”

Tragjedia e Sirisë lindi në përçarje. Rilindja e saj duhet të vijë përmes dinjitetit, unitetit dhe investimit në popullin dhe vendin e saj. Kjo fillon me të vërtetën, llogaridhënien dhe punën me rajonin, jo përreth tij.

Administrata Trump tani deklaron se po qëndrojnë me Turqinë, Gjirin Arab dhe Evropën, këtë herë jo me trupa dhe leksione, apo kufij imagjinarë, por krah për krah me vetë popullin sirian. Me rënien e regjimit të Asadit, dera është e hapur për paqe – duke eliminuar sanksionet, ofrohet mundësia për popullit sirian që më në fund ta hapë atë derë dhe të zbulojë një rrugë drejt prosperitetit dhe sigurisë së ripërtërirë.

Ky mund të jetë vetë-reflektimi më i ndershëm i politikës amerikane në Lindjen e Mesme. Shpresoj që kjo ndjenjë do të mbështetet nga politika. Trump dhe diplomatët e tij duhet ta njohin shumë më mirë rajonin se paraardhësit e tij. Të punosh ngushtë me aleatët rajonalë është mënyra më e mirë për të mbështetur popujt e Lindjes së Mesme gjatë kësaj periudhe transformuese.

Të ngjajshme

Të fundit