1.8 C
Skopje
E premte, 27 Dhjetor, 2024

Erdogan njofton për zbulimin e më tepër rezervave të gazit natyror në Detin e Zi

“Anija jonë e shpimit ‘Fatih’ ka zbuluar 58 miliardë metra kub rezerva të gazit natyror, 3.023 metra nën det, në bllokun ‘Gaycuma 1’ “, tha presidenti Erdoğan, pas një takimi të kabinetit në Kompleksin Presidencial në Ankara.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka njoftuar zbulimin e rezervave të tjera prej 58 miliardë metra kub gaz natyror në Detin e Zi, raporton Anadolu Agency (AA).

“Anija jonë e shpimit ‘Fatih’ ka zbuluar 58 miliardë metra kub rezerva të gazit natyror, 3.023 metra nën det, në bllokun ‘Gaycuma 1’ “, tha presidenti Erdoğan, pas një takimi të kabinetit në Kompleksin Presidencial në Ankara.

Duke theksuar se rezervat e gazit natyror të Türkiyes në Detin e Zi arrin në 710 miliardë metra kub, presidenti Erdoğan tha se qëllimi përfundimtar i vendit është të shpallë sa më parë pavarësinë e energjisë nga nafta e huaj dhe gazi natyror.

“Zbulimi ynë i ri do të hapë rrugën për zbulime të ngjashme në fusha të tjera gjeologjike pranë rajonit. Ne do të nisim shpime të reja sa më parë”, theksoi presidenti Erdoğan

Lidhur me përpjekjet kundër terrorizmit të vendit, presidenti Erdoğan njoftoi se “Türkiye do të mbyllë boshllëqet në vijën tonë të thellë 30 kilometërshe të sigurisë dhe do të ndërmarrë hapa të reja për të eliminuar plotësisht kërcënimet e paraqitura (nga grupet terroriste) në Siri për vendin tonë”.

“Ne do të hyjmë në një fazë të re të luftës që do të shkatërrojë të gjithë infrastrukturën dhe burimet e grupit terrorist nga të cilat marrin forcë, si dhe kapacitetin e tyre të armatosur”, tha ai.

PKK-ja dhe dega e saj siriane YPG/PKK kanë përdorur baza terroriste përtej kufirit të Türkiyes në veri të Irakut dhe Sirisë për të komplotuar dhe për të kryer sulme në Türkiye. Përgjatë kufirit sirian, grupi ka punuar për të formuar një korridor terrorist përgjatë kufirit, duke kërcënuar si vendasit sirianë ashtu edhe banorët turq aty pranë.

Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje.

Që nga viti 2016, Ankaraja ka nisur tre operacione të suksesshme anti-terroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë, respektivisht operacionet Mburoja e Eufratit (2016), Dega e Ullirit (2018) dhe Burimi i Paqes (2019), me qëllim për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar vendosjen paqësore të banorëve. Zyrtarët turq kanë paralajmëruar se një tjetër operacion i ngjashëm po vjen.

Të ngjajshme

Të fundit