11.8 C
Skopje
E martë, 17 Mars, 2026

Erdona Ziberi shkëlqen në Evropianin e Karatesë, renditet e pesta në Evropë

Karateistja tetovare, #Erdona Ziberi shënoi një paraqitje të suksesshme në Kampionatin Evropian për Kadetë, Juniorë dhe U21, i cili u mbajt nga 06–08 shkurt në Limassol, Qipro, duke u renditur në vendin e pestë.

Me një performancë të denjë dhe luftëra të forta ndaj kundërshtareve elitare evropiane, Erdona tregoi nivel të lartë sportiv, përkushtim dhe shpirt garues deri në fund.

Në luftën për medaljen e bronztë, Erdona u përball me Amali Hakova nga Çekia, ku pas një dueli të fortë nuk arriti ta fitojë medaljen, duke përfunduar garën në një vend të shkëlqyer të pestë në Evropë.
Erdona është pjesë e klubit të Karatesë “Fati” nga Tetova udhëhequr nga trajneri #Arlind Huseini.

Erdonës për këtë arritje të rëndësishme i urojmë suksese të reja në garat e ardhshme dhe shëndet.

Shkruan: #Buran

Të ngjajshme

Të fundit