TVM2 me emision të ri debativ
Në ekranin e TVM2 shikuesit nga ky sezon do të mund të ndjekin emisionin debativ më të ri “Zoom” ku do te trajtohen, analizohen dhe komentohen çështjet më aktuale që tangojnë popullatën shqiptare në Maqedoni të Veriut. Kryesisht debati do të përqendrohet në politikë, por hapësirë do të kenë edhe fushat tjera, si ekonomia, arsimi, shëndetësia, kultura e keshtu me rradhë. Ky emision do të udhëhiqet nga gazetari Ersan Pajaziti, i cili edhe më herët ka qenë moderator i emisioneve politike dhe ekonomike. Ai në videon promovuese të emisionit paralajmëron debat cilësor.
“Shumë pikëpyetje presin përgjigje, shumë tema kërkojnë diskutim. Zoom, emisioni më i ri debativ ne servisin publik. Diskutime, komente, analiza për çështjet më aktuale. Ne ju garantojmë një debat cilësor, kurse juve ju mbetet vetëm të ndiqni “Zoom”, ka theksuar me këtë rast gazetari Pajaziti.



