12.8 C
Skopje
E enjte, 26 Shkurt, 2026

EuroAmbasadori Rokas: Mos të politizohet rasti Grubi me reagime ndaj gjyqësorit

Në pyetjen për ta komentuar rastin me ish zëvendëskryeministrin Artan Grubi, euroambasadori Rokas tha se në parim BE-ja nuk përzihet në vendimet gjyqësore. Por, shtoi se me zgjuarsi ndiqen ndryshimet në Kodin penal dhe paralajmërimi i rreth 30-të ligjeve të reja, që pastaj do të vëzhgohen.

“Bashkimi Evropian nuk komenton kurrë për raste të tilla, të cilat lidhen me zbatimin e vetë legjislacionit. Por, qëndrimi ynë është gjithmonë që të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit, para së drejtës. Sundimi i ligjit duhet të zbatohet në mënyrë të barabartë dhe nuk duhet të ketë politizim apo ndërhyrje në zbatimin e ligjit, as në raste individuale, e as në të gjitha rastet tjera. Sa i përket sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, tashmë mund të shohim se shumë aktivitete po zbatohen aktualisht. Kemi informacion se Ministria e Drejtësisë për momentin po punon për hartimin e rreth 30 ligjeve dhe, natyrisht, shpresojmë që çështjet kryesore që lidhen me Kodin penal të mund të zbatohen së shpejti në mënyrë që të përmirësohet lufta kundër korrupsionit. Ne jemi jemi në pritje për një Kod gjithëpërfshirës dhe të mirë penal dhe jam i inkurajuar nga puna e përshpejtuar që po bëhet për hartimin e këtyre ligjeve. Do të shohim se si do të shkojë e gjithë kjo dhe, kuptohet, do të vëzhgojmë zbatimin e ligjeve”, tha euroambasadori Rokas.

Të ngjajshme

Të fundit