“Europe Elects” ka publikuar një anketë për Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, informon POPULLI.mk
Në këtë anketë janë ranguar shtatë kandidatët për presidentë. E para e cila prinë është kandidatja nga radhët e VMRO-së, Gordana Siljanovska Davkova me 35%, i dyti është presidenti aktual Stevo Pendarovski me 29.3%, i treti në listë është kandidati i VLEN-it, Arben Taravari me 14.3%, i katërti kandidati i BDI-së, Bujar Osmani me 9.6%. Pas këtyre vijojnë kandidati i ZNAM, Maksim Dimitrievski me 5.1%, kandidatja e LEVICËS, Biljana Vankovska me 4.3% dhe kandidati i GROM-it, Stevço Jakimovski me 2%
Kjo anketë është realizuar gjatë periudhës 4 deri 7 mars 2024 me 1,085 anketues në gjithë vendin bazuar sipas kritereve të duhura. / POPULLI.mk
