19.8 C
Skopje
E enjte, 16 Prill, 2026

Familjet e pengjeve ndërprejnë fjalimin e Netanyahut!

Teksa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu drejtua parlamentit të hënën, familjet e pengjeve të marra nga luftëtarët e Hamasit ndërprenë fjalimin e tij, duke kërkuar kthimin e sigurt të të dashurve të tyre.

Ndërsa u zotua të kthente pengjet e luftës, Netanyahu pranoi se kjo gjë do të kërkonte kohë shtesë.

Familjet e pengjeve që mbahen nga luftëtarët e Hamasit kundërshtuan Netanyahun të hënën teksa ai iu drejtua parlamentit, duke u zotuar se do t’i sillte robërit në shtëpi.

“Tani tani!” thirrën në kor familjet e pengjeve kur Netanyahu tha se forcave izraelite u duhej “më shumë kohë” për të rritur presionin ushtarak ndaj Hamasit në Gaza.

Sipas autoriteteve të Izraelit 129 pengje mbahen ende në territorin palestinez.

Burimi © SYRI.net

Të ngjajshme

Të fundit