14.8 C
Skopje
E diel, 22 Mars, 2026

Faton Ahmeti i 20-ti në Zonën 6, falënderon kryetarin Ali Ahmeti!

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti është pozicionuar i 20-ti nga Fronti Europian, kandidat për deputet në Zonën 6, shkruan POPULLI.mk
Ahmeti ka falënderuar kryetarin e partisë, Ali Ahmeti edhe pse nuk ka shance që të dalë si deputet nga kjo zonë, duke pasur parasysh faktin se gjithsej dalin shqiptarë rreth 16 deputetë.
“Falënderoj kryetarin, z. Ali Ahmeti dhe Këshillin e Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim për besimin e dhënë që të jem pjesë e listës fituese në njësinë e gjashtë zgjedhore.
Në këtë listë cilësore, me kandidatë të dëshmuar, si në politikë ashtu edhe në profesion, unë do të radhitem i 20-ti, duke dhënë mbështetje të parezervë për bashkëkandidatët.
Bashkimi Demokratik për Integrim bashkë me “Frontin Europian” po futen në këto zgjedhje me qëllimin kapital: Ndaljen e ndikimit rus dhe vazhdimin e rrugës së integrimit në Bashkimin Europian.
Na priftë e mbara!

Të ngjajshme

Të fundit