Shkupjanët dështuan të marrin fitore sot në Strumicë përballë Akademija Pandevit, ku rezultati përfundimtar mbaroi me barazim 1:1.
Golashënues për FC Shkupin ishte mbrojtësi Gagi Margvelashvili në minutën e ’31 të takimit ku edhe kështu u mbyll pjesa e parë me rezultat 0:1 në të mirë të Shkupit.
Pjesa e dytë e përballjes pati intensitet të lartë ku edhe pse me një futbollist më pak në fushë, FC Shkupi u mundua të krijojë raste për gol por pa fat për të shënuar. Golin e barazimit vendasit e shënuan në minutën e ’79 të takimit ku ky ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.
