20.8 C
Skopje
E premte, 26 Korrik, 2024

Fëmijët e të ndjerës Liridona Ademaj dhe Naim Murselit nisen për në Suedi

Më shumë se një javë nga krimi që tronditi Kosovë, vrasja e Liridona Ademajt, e cila dyshohet se u privua nga jeta në mënyrë makabre, vazhdon të mbetet kryetemë e mediave vendore dhe atyre përtej kufirit. Bashkëshorti i saj, Naim Murseli, bashkë me familjarin e tij, Kushtrim Kokalla dhe vrasësin me pagesë që dyshohet se është Granit Plava, janë arrestuar disa orë pas krimit, pasi dyshohen se kanë organizuar vrasjen e Liridonës. E, sot në pranga ra edhe Tomë Dodaj nga Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.

Që nga e mërkura e 29 nëntorit, dy fëmijët e çiftit, të cilët ishin dëshmitarë të ngjarjes së tmerrshme në natën kritike, kanë mbetur nën përkujdesjen e familjarëve, përkatësisht prindërve të Naim Murselit.

Sinjali mëson se dy fëmijët sot janë nisur për në shtetin e Suedisë, pasi të njëjtit janë shtetas suedez.

Burimet njoftojnë se sipas informacioneve të para, pritet që ata të merren në përkujdesje nga shteti suedez, pasi kanë mbetur pa përkujdesje prindërore.

Me vendim të Gjykatës, Naim Murseli është dërguar në paraburgim për një muaj.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë në bashkëkryerje’.

Ndërsa, trupi i të ndjerës, Liridona Ademaj, të hënën u zhvarros nga varrezat e fshatit Cërmjan, për t’u përcjellë në banesën e fundit në fshatin e saj të lindjes, në Rracaj të Gjakovës.

Të ngjajshme

Të fundit